Çmenden zviceranët: Shqipëria na ‘vjedh’ edhe Ajetin

Vazhdon retorika e zviceranëve. Këtë herë për Arlind Ajetin. Mediat helvete akuzojnë Shqipërinë se u ka vjedhur një tjetër lojtar Arlind Ajetin.
Sipas tyre, prej më shumë se dy vitesh zviceranët po shohin që të gjithë shqiptarët që nuk luajnë në ekipin e parë po merren me zor nga kuqezinjtë. Dhe kjo hemorragji do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Mbrojtësi i Bazelit, Arlind Ajeti do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Francës dhe Italisë.