RCCOLA

Ç’më vret kjo natë (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Nga Ramadan Mehmeti

Uji Dea

Një qiri i ndezur.
Një melodi e këputur, e derdhur në një ornament nga lashtësia, nga largësia e ardhjes sime te dhembja dhe pikëllimi. E ti, turp të kesh, sa keq e interpreton Homerin. E ti, turp të kesh, si nuk kupton se karvanët e beduinëve nuk të shesin shpresë më.
Shkretëtirë është dhe qetësi.
Më tremb kjo qetësi. Me vetëm një erë të athët. E nata ikën. Ç’më vret kjo natë pa dritë, pa udhë.
– Historia ime, – klith, – më ndihmë të marr frymë!
Jam shumë i lodhur nga kjo kohë me brymë.