Fundamenti

Club Brugge pas Sadikut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ofertat për Loret Sadikun nuk kanë të ndalur. Pas klubeve nga Gjermania, Italia e Turqia mbrojtësi kosovar ka marr oferta edhe nga Belgjika.

Sipas gazetës suedeze Kvällsposten, mbrojtësi kosovar është bërë objektiv i Club Brugge, e cila është e gatshme të paguaj dëmshpërblim Helsingborgsit.

Fundamenti

Ndërkohë, edhe menaxheri i reprezentuesit të Shqipërisë, Hasan Cetinkaya ka konfirmuar se klienti i tij ka oferta me bollëk.

“Unë nuk komentoj për emrat e klubeve të interesuara, por ka interes konkret nga klubet në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Turqi. Por ne nuk do të ngutemi për asgjë”, ka deklaruar Cetinkaya.