RCCOLA

Clinton ‘tradhton’ Hillaryn në kazino me dy yje pornografike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

New York, 27 maj – Në evenimentin gala të kazinos “Monte Carlo” ditë më parë u shfaq edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.

Ish-presidenti të cilin shumë e njohin edhe për skandalin seksual me Monica Lewinskyn, tregoi dobësinë e tij ndaj femrave të bukura dhe u shoqërua me dy yje të famshme të pornografisë, Tasha Reign dhe Brooklyn Lee.

Në fotografinë kontestuese, të cilën Brooklyn e ka postuar në profilin e saj në Twitter, siç transmeton “TMZ”, Bill e gjeti veten në përqafim të dy bukurosheve. Fotoja është larguar më pas nga Twitteri i saj.

Uji Dea

Yjet e pornos për “talentin” e tyre, fituan shumë çmime dhe nuk e fshehën ngazëllimin e tyre me zotin Clinton. Por, si ka përfunduar argëtimi i tyre dhe si do të reagojë kësaj radhe bashkëshortja e tij, Hillary, ende nuk dihet.

Ndërsa historia e Bill Clintonit me Monica Lewinsky, që u shndërrua në skandal politik në vitet ’90, do të bëhet film. Julianne Moore do të luajë rolin e Hillary Clinton, në prodhimin më të ri të regjisorit Peter Morgan, kurse në rolin e presidentit do të jetë Dennis Quaid, por asnjë aktore nuk do të luajë rolin e Monicas, sepse regjisori Morgan ka vendosur të shfrytëzojë vetëm disa sekuenca televizive nga historia e stazhistes 22-vjeçare me Billin.