Clinton qëndroi në udhëtim 2084.21 orë në katër vjet

Hillary Clinton i ka dhënë lamtumirën pozicionit të saj si Sekretare Amerikane e Shtetit. Mediat amerikane kanë publikuar disa të dhëna mjaft interesante të qëndrimit të Klintonit në krye të Departamentit të Shtetit.
Në katër vitet e qëndrimit të saj në këtë post, Klinton ka udhëtuar në 112 vende, duke u bërë kështu Sekretarja Amerikane e Shtetit që ka udhëtuar më shumë në të gjithë historinë e Shteteve të Bashkuara.
Koha, të cilën ajo e ka shpenzuar në udhëtim llogaritet në 2084.21 orë, ose e përkthyer në ditë 86.8 ditë. Ajo ka përshkruar 956,733 milje.
Mes 112 vende që ka vizituar është Kosova dhe Shqipëria.