Mobi Casa

Clinton: Për garë presidenciale do të vendosi në fillim të vitit 2015

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish sekretarja e shtetit amerikan Hillary Clinton ka thënë sot se vendimin final nëse do të garojë për presidente në vitin 2016, do ta merr në fillim të vitit të ardhshëm.

Clinton e cila ka humbur nominimin për të garuar për presidente në vitin 2008 nga Partia Demokratike, pritet që të garojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016.

“Vendimin nëse do të garojë apo jo për presidente, do ta marrë në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Clinton, gjatë qëndrimit të saj në Meksikë.

“Është një vendim shumë serioz, është e qartë se po e mendoj, por ende nuk e kam marrë vendimin”, është shprehur ajo.

RCCOLA

Duke folur para një organizimi në Meksikë, para 10 mijë të rinjëve, Clinton ka treguar për eksperiencën e saj jetësore, por ka folur edhe për problemet në botën e jashtme.

Me theks të veqantë ka kritikuar ndërhyrjet ruse në konfliktin në Ukrainë.

“Më s hqetëson vendimi i Presidentit Putin, që Rusia të dominojë në kufijtë e saj dhe të frikësojë njerëzit përtej kufijve, duke përdorur gazin dhe naftën si armë”, ka thënë ajo.

Para fjalimit të së saj në Meksikë, Ukraina dhe seperatistët pro-rusë kanë arritur një marrëveshje për armëpushim, e cila ka shfaqur shpresat për arritjen e një paqeje atje.