Hidromorava

Clinton: Largohem pas 20 janarit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, konfirmoi për “Washington Post” se planifikon të largohet nga posti që mbanë pas 20 janarit të vitit 2013, atëherë kur betohet presidenti i ri i vendit. Këtë vendim nuk do ta ndryshojë madje edhe në rast të rizgjedhjes së presidentit të tanishëm, Barack Obama.

“Nuk heq dorë nga plani. Megjithatë, ende nuk ia dola të ulem e të bisedoj për këtë me Presidentin, meqë është i zënë me kampanjën e tij zgjedhore. Kur ta mbarojë, atëherë do të flasim për mënyrat e dorëzimit të detyrës”, ka thënë ajo.

Uji Dea

Clinton, e cila ka humbur garën kundër presidentit të tashëm Obama në zgjedhjet paraprake demokratike të vitit 2008 – e që në postin e Sekretares së Shtetit u emërua në vitin 2009 – vlerësohet si shtylla e administratës Obama. Ajo, megjithatë, disa herë ka përsëritur se në këtë detyrë do të qëndrojë për vetëm një mandat presidencial.

Në Washington me muaj të tërë dëgjohen thashethemet se Clinton, e cila dje mbushi 65 vjet, do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.