Clinton: Koha provoi se vendimi për të ndërhyrë në Kosovë ishte i drejtë

​Ish-Presidenti i SHBA Bill Clinton në takimin e 10-të të Nismës Globale “Clinton” vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë gjatë Presidencës së tij. Më tej, ai theksoi se koha ka provuar se sa i drejtë ishte vendimi amerikan për të vepruar energjetikisht për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga dhuna dhe gjenocidi serb.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte një nga të ftuarit nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në takimin e Nismës Globale “Clinton”, që zhvilloi punimet në New York, nga 21-24 shtator 2014.

Në sesionin plenar të mbylljes të kësaj veprimtarie të rëndësishme e të përvitshme me temë: “Riimagjinimi i ndikimit” që trajtoi, bazuar në përvojë, se si i vlerësojnë anëtarët e kësaj nisme rezultatet e përkushtimit të tyre, si i shfrytëzojnë sukseset dhe mësojnë nga dështimet për të nxitur qasjet paraprirës që ndikojnë në krijimin e vlerave dhe në zhvillimin e botës, Presidenti Clinton përshëndeti Presidentin Nishani për praninë në këtë sesion.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS