RCCOLA

Clinton 500 mijë dollarë për fjalimin në Izrael

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish presidenti i SHBA do të mbajë një fjalim më 18 qershor në konferencën e pestë presidenciale për nder të Shimon Peres.

Ish presidenti amerikan Bil Clinton për një fjalim do të marrë 500 mijë dollarë të cilën do ta mbajë në Izrael në konferencën e pestë për nder të Shimon Peresit.

Fjalimi i Klinton do të zgjasë 45 minuta, ndërsa në konferencë do të marrin pjesë zyrtarë politik botëror, artistë dhe intelektualë.

UBT

Fjalimin e Klinton e ka porositur Qendra Akademike Peres në qytetin Rehevot, një nga sponsorët është fondi nacional hebrejë, ndërsa parat janë adresuar në fondacionin e Klintonit. Fondi nacional hebre është trup qeveritar dhe posedon 13 për qind të tokës në Izrael.

Vitet e fundit aktivistët në Evropë dhe SHBA disa herë politikën e tokës së Fondit e kanë cilësuar si raciste.