UBT

Cliff: Veriu s’u bë “Republika Srpska”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Është i bindur se marrëveshja me Serbinë është e arritur e suksesshme, ai kurrë s’e ka menduar dy vjet më parë se mund të ulen më një tavolinë dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Tek sa flet për rrethanat aktuale politike në Kosovë, sfidat që do t’i ketë Kosova në përmbushjen e marrëveshjes, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cameron Cliff, në një intervistë ekskluzive për “Zëri” flet edhe për korrupsionin në vend.

Bile është i bindur se nuk ke nevojë të jesh Einstein për të vërejtur se ka politikanë me një pagë të jetojnë në shtëpi të mëdha dhe duke vozitur vërdallë makina të mëdha…Ai vlerëson se Kosova pas zgjedhjes së çështjes së veriut, ka shumë punë për të bërë , dhe se qytetarët e thjeshtë më shumë janë në zor për një vend pune sesa për relacionet politike mes shqiptarëve dhe serbëve.

Cliff i sugjeron Kosovës ta forcojë rendin dhe ligjin, dhe të pastrohet nga korrupsioni nëse e ka synim integrimin. Skandalet me trafikimin e veshkave, ai me pasaporta dhe shumë të tjera kanë ndikim në liberalizimin e vizave dhe në largimin e investitorëve të huaj. Ambasadori bën me dije se partitë duhet ta dinë mirë se BE-ja nuk do të pranojë edhe një palë zgjedhje të manipuluara…

Uji Dea

Zëri: Si i vlerësoni bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit?

Cliff: Ka qenë proces i suksesshëm, kur kam ardhur përpara dy vjetësh po të më thoshte dikush se do të ketë takim të rregullt mes kryeministrit të Kosovës dhe të Serbisë që të flasin për detajet e integrimit të veriut, sinqerisht do të thosha “a je i çmendur”. Nuk e kam konsideruar dy vjet më parë se do të avancoheshin kaq shumë. Pra unë mendoj se është një proces shumë pozitiv, po ashtu mendoj të dalat nga kjo marrëveshje në përgjithësi janë një e arritur e mrekullueshme…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.