UBT

Cliff: Vendimi i Bllokut, shenjë e mirë për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff tha se nuk i takon komunitetit ndërkombëtar që të thotë se kush duhet të jetë kryeministër e kush ministër në Qeverinë e Kosovës.

Cliff, duke folur për RTK2, tha se vendimi i Bllokut që të pranojnë të votojnë kandidatin e propozuar nga PDK për kryetar të Parlamentit është një shenjë e mirë për Kosovën dhe se të gjithë ambasadorët, në veçanti ata të pesëshes, kanë kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë.

RCCOLA

I pyetur nëse PDK do ta bllokojë procesin pasi insiston në të drejtën e saj që si parti e parë të jetë pjesë e institucioneve, Cliff tha se duhet shkuar hap pas hapi.

“Mendoj se hapi i parë është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pastaj të kalohet në formimin e qeverisë”, ka thënë Cliff.