Fundamenti

Cliff: Trepça është punë e komplikuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, tha sot se çështja e kombinatit Trepça është punë e komplikuar dhe se zgjidhja duhet të bëhet duke pasur parasysh edhe interesat e punëtorëve serbë që punojnë në këtë kompani.

“Sa i përket Trepçës, duhet të gjendet një partner strategjik teksa Trepça vazhdon të mbesën në këtë situatë të komplikuar të administrimit gjatë privatizimit”, tha Cliff.

Diplomati britanik tha se çdo vendim duhet që të aprovohet nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme e cila zgjidh kontestet që kanë të bëjnë me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore e publike.

FIDANISHTJA

“Tani kemi një procedure burokratike të pabesueshme dhe ajo çfarë dëshiron biznesi është një strukturë e thjeshtë”, tha Cliff.

“Trepça është një temë më e komplikuar pikërisht për shkak që është i përfshirë edhe veriu dhe mendoj se Qeveria në të ardhmen duhet të punojë sa i përket ligjit për Trepçën por ai ligj duhet që të bëhet në pajtim me të gjitha partitë politike, edhe me partitë që përfaqësojnë minoritetin serb sepse ka shumë punëtorë serbë në Trepçë. Për momentin mendoj se shmangja e likuidimit është çelësi”, u shpreh ai. /kallxo.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.