Fundamenti

Cliff: Shumë ministri për një shtet të vogël si Kosova

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sfidë më e madhe se themelimi i Gjykatës Speciale për Qeverinë e re mbetet sfida ekonomike, duke ditur përqindjen e lartë të të papunëve, administrimi publik dhe sundimi i ligjit. Kështu pohoi ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, në një debat të organizuar nga Lëvizja Fol.

Cliff ka thënë se “nuk ka pasur ndërhyrje ndërkombëtare për krijimin e institucioneve dhe se ata vetëm i kanë inkurajuar për krijimin e qeverisë”.

Ambasadori ka shtuar se “qeveria e re ka premtuar vende të reja të punës, por sipas tij institucionet e reja duhet të vendosin njerëz profesionist nëpër borde dhe institucione tjera, e jo njerëz të partive të cilët janë të paaftë që të kryejnë punë”.

Eco Higjiena

Ndërsa, pohoi se qeveria e re nëse nuk adreson çështjen e korrupsionit dhe luftimin e tij, ata do të dështojnë, transmeton kp.

Kurse, i pyetur për numrin e madh të ministrive që ka tashmë qeveria e re, ai tha se “janë shumë ministri për një shtet të vogël si Kosova”.