Fundamenti

Cliff: Shumë korrupsion dhe ndikime politike në biznes

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka folur rreth gjendjes së institucioneve në Kosovë gjatë kësaj periudhe, që sipas tij, del të jetë kritike për zhvillimin e Kosovës. “… e di që ende është shumë sfiduese të besh biznes në Kosovë. Ka ende shumë çështje të mëdha të korrupsionit dhe ndikime politike që duhet të tejkalohen…”, ka thënë ai.

Cliff, duke folur në një ceremoni të diplomimit të studentëve në Kolegjin Riinvest, ku thënë se në Kosovë ende është shumë sfiduese të bësh biznes.

Ai ka thënë se Kosova po lëvizë ngadalë në listën e Bankës Botërore për lehtësinë e të bërit biznes.

Eco Higjiena

“Si ambasador i Britanisë së Madhe, duke u marrë më një numër të vogël të kompanive britanike që investojnë këtu, e di që ende është shumë sfiduese të bësh biznes në Kosovë. Ka ende shumë çështje të mëdha të korrupsionit dhe ndikime politike që duhet të tejkalohen. Por, dosido Kosova është duke ia arritur qëllimit dhe një gjë shumë madhështore për Riinvestin është së është fokusuar në nevojat ekonomike të vendit”, ka thënë Cliff.

Ndër të tjera, Cliff, ka shtuar se edhe pse Kosova është duke bërë biznes me hapa të vështirë, rëndësia e studentëve të diplomuar tashmë është mjaftë e madhe, të cilët sipas tij mund të kontribuojnë edhe në Kosovë e edhe jashtë saj.

Ambasadori britanik Cliff, ka përmendur edhe skandalin e fundit për dyshime për korrupsion në EULEX, por ai nuk ka dashur të ndalet në këtë. Ai ka thënë se gjëja absolutisht më kryesore dhe më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, është ekonomia, krijimi i punëve të vërteta, jo punëve artificiale të bëra nga qeveria. /Telegrafi/