RCCOLA

Cliff: Seanca konstituive duhet ndodh një ditë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të ndërhyjë tek autoritetet e Kosovës. Seanca Konstituive e Kuvendit të Kosovës duhet të ndodh një ditë, por kjo është çështje e institucioneve të Kosovës dhe partive politike të saj.

Këto komente i ka bërë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jan Cliff, rreth ngërçit politik gjatë qëndrimit të tij të mërkurën në Mitrovicë.

Ai nuk ka dashur të komentojë se cila është mbështetja që është duke marrë presidentja e Kosovës nga Bashkësia Ndërkombëtare rreth formimit të institucioneve qendrore.

Amabasadori Britanik, me këtë rast ka premtuar investime në qytetin e Mitrovicës, nga kompanitë Britanike dhe Evropiane.

“Ne dëshirojmë të shohim shumë kompani të fuqishme nga Britania dhe Evropa të cilat do të investojnë këtu por në të njëjtën kohë duhet edhe një stabilitet ekonomik”, ka thënë Cliff.

Uji Dea

Sipas tij, shumë problem,e që janë në mes të komuniteteve mund të rregullohen përmes zhvillimit ekonomik gjë e cila i duhet Mitrovicës.

Ai potencoi se gjatë takimit të tij me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtirin, veç tjerash ka biseduar edhe për bashkëpunimin në mes të dy komunave të Mitrovicës, asaj të veriut dhe jugut si dhje për zonën e lirë ekonomike.

Në anë tjetër kryetari Bahtiri, pas takimit me ambasadorin Britanik tha se është biseduar edhe për mundësin e kthimit të qytetarëve në pronat e tyre si dhe rindërtimin e shtëpive të tyre në dy pjesët e qytetit pa dallim.

Ai shtoi po ashtu se të jetë diskutuar edhe krijimi i kushteve për Lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët.