Cliff: Radikalizmi fetar pasojë e varfërisë
Cliff, ka thënë se në një vend i cili përballet me shumë probleme është shumë më lehtë që të radikalizohen të rinjtë.
Kosova ka situatë të përsosur për shtrirjen e radikalizmit islam, për shkak të varfërisë së madhe, papunësisë dhe mungesës së perspektivës dhe shumë problemeve më të cilat ballafaqohen një numë ri madh i popullsisë. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Iian Cliff, ka thënë se një vend i cili përballet me shumë probleme është shumë më lehtë që të radikalizohen të rinjtë. Ai ka sugjeruar që të ofrohet perspektivë më e madhe për të rinjtë në mënyrë që të mos joshen lehtë nga organizatat që kanë të holla për synime të tilla.
Cliff thotë se duhet punuar të gjithë bashkërisht në parandalimin e shtrirjes së kësaj ideologjie dhe në këtë drejtim duhet kontribuar edhe vetë udhëheqësit e komunitetit fetar. Cliff thotë se ato që po ndodhin me prerje kokësh në Siri dhe Irak nuk kanë të bëjnë me islamin që ai e njeh.
“Unë kam frikë se është një vend i cili përballet me një lloj kombinimi të problemeve dhe është shumë e lehtë për këto organizata, shumë prej të cilave kanë një shumë të hollash, me siguri nga vendet e arabe, është shumë e lehtë për të rrezikuar njerëzit e rinj dhe kjo është një nga arsyet që Kosova ka nevojë për reformë të ekonomisë dhe sundimin e ligjit, duke i ofruar perspektivë të rinjve, por ne të gjithë kemi këto probleme në një formë apo në formën tjetër, prandaj duhet të punojmë bashkërisht”, ka thënë për gazetën”Zëri”, ambasadori Cliff
Megjithatë, ai thotë se situata në Kosovë në fakt është mjaft e ngjashme si situata në vendet e tjera evropiane, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar. “Ne të gjithë përballemi me problemin e të rinjve të radikalizuar të cilët kanë qenë të mashtruar se ajo ka të bëjë diçka me fenë e tyre, për të shkuar dhe për t’u bashkuar me luftëtarët ekstremistë në Siri dhe Irak”, ka thënë Cliff. Sipas tij, shumica e imamëve përgjegjës në Mbretërinë e Bashkuar flasin kundër kësaj dukurie. “Shumë njerëz që kam takuar në Bashkësinë Islame janë krejtësisht kundër kësaj dhe e dënojnë atë, por unë mendoj se ne të gjithë duhet të punojmë rreth kësaj çështjeje, në fund i takon komuniteteve, autoriteteve fetare të shprehen shumë e qartë se kjo nuk është një rrugë e duhur për myslimanët”, ka thënë Cliff. Por ai vlerëson se aktivitete të tmerrshme po ndodhin në Siri dhe prerje kokësh në Irak nuk kanë të bëjnë me islamin. “Kjo nuk ka të bëjë me islamin si ne e kuptojmë atë, kurse në fund duhet ofruar të rinjve perspektivë të fortë në mënyrë që ata të mos joshen nga këto organizata, apo nga zërat ekstremistë”, ka shtuar Cliff. (zeri)


