FITORJA

Cliff: Puna rreth Gjykatës Speciale nuk është kryer

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Derisa këmbimi i letrave dhe miratimi nga Kuvendi kanë krijuar një kornizë të gjerë për krijimin e Gjykatës Speciale, çështja do të rikthehet në Kuvend në vjeshtë për të adresuar amendamentimet kushtetuese dhe ligjore që lejojnë krijimin e një gjykate që do të veprojë jashtë Kosovës, thotë ambasadori britanik, Ian Cliff.

Çështja e Gjykatës Speciale nuk është e përmbyllur. Kur të jenë kryer zgjedhjet e përgjithshme, të cilat tashmë pritet të mbahen muajin e ardhshëm, dhe të konstituohet Parlamenti i ri i Kosovës, në rend dite do të vijnë ndryshimet ligjore dhe kushtetuese, të nevojshme për të vënë në jetë Gjykatën Speciale, që do të procedojë rastet që hetohen bazuar në raportin e Dick Martyit. Kështu thotë Ian Cliff, ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, në një intervistë për “Kohën Ditore”.

ARKATANA

Aty ambasadori Cliff shpreh zhgënjimin e tij me faktin se zgjedhjet do të mbahen pa e kryer reformën e premtuar tash e tre vjet, ndërsa thotë se nuk pret ndryshime dramatike në qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj dialogut dhe çështjeve të tjera, përveç nëse fiton lëvizja “Vetëvendosje”.

Ai po ashtu beson se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje, edhe nëse nuk miratohet kërkesa për vazhdimin e mandateve të rezervuara, për të cilën thotë se nuk sheh si mund të kalojë pa votat e LDK-së.(Koha Ditore)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.