Fundamenti

Cliff: Pa perspektiva i shtyn të rinjtë të shkojnë në luftë jashtë Kosovës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, iu ka bashkuar shqetësimeve të ngritura lidhur me rastet e shkarjes së të rinjve nga Kosova në vendet e tjera për të luftuar.

Cliff ka shfrytëzuar të mërkurën transportin me tren, që të arrijë në Ferizaj dhe të takojë strukturat drejtuese të Ferizajt dhe të vizitojë Kishën Ortodokse.

Pas takimit me kreun e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ambasadori Cliff e ka vlerësuar si shumë të mirë bashkëpunimin me komunën e Ferizajt, ndërsa ka përshëndetur edhe një nismë të mirë të komunës në vendosjen e kontakteve në mes Ferizajt dhe një komune të Mançesterit të Anglisë.

Ambasadori Cliff, iu ka bashkuar shqetësimeve të ngritura lidhur me rastet e shkarjes së të rinjve nga Kosova në vendet tjera për të luftuar.

Duke komentuar rastin e fundit të riut ferizajas, i vrarë në Irak, ambasadori Cliff ka thënë se nuk duhet ta ekzagjerohet kjo çështje, duke thënë se mungesa e perspektivës ndoshta po i shtyn të rinjtë të marrin hapa radikalë.

GRANDEMALL

“Ka mjaft të rinj që ndoshta këtu nuk po e shohin perspektiven e vet dhe për shkak të papunësisë dhe aspekteve tjera po nxiten që të marrin veprime të tilla” ka thënë Cliff

Në anën tjetër, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, e ka vlerësuar këtë vizitë, duke thënë se gjatë takimit janë biseduar tema të rëndësishme që lidhen me marrëdhëniet në mes të Ferizajt, si pjesë e rëndësishme e Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave se pse kishte zgjedhur udhëtimin me tren dhe se kur do të fillohet të lëvizet lirshëm me tren edhe jashtë kufijve të Kosovës drejtë Evropës, ambasadori Cliff ka thënë se edhe hekurudhat paraqesin një problem, i cili sigurisht që do të zgjidhet përmes procesit të dialogut me serbin në një fazë të ardhshme.

Ambasadori Ian Cliff për pak kohë është ndalur edhe në Kishën Ortodokse të Ferizajt, ndërsa nga kryetari i Ferizajt, Muharem Sfarqa, ka marr edhe një portret të punuar në dru të Nënë Terezës, në shenjë të miqësisë së Ferizajt me Mbretërinë e Britanisë së Madhe. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.