ARKATANA

Cliff: Nuk ka BE pa zgjedhje demokratike

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, në një intervistë për RTK, ka porositur partitë politikë në Kosovë se kësaj herë, zgjedhjet do të jenë të mbikëqyrura në mënyrë më rigoroze, dhe nuk do të ketë më tolerancë nga BE-ja për manipulime. Në të kaluarën, ka pasur një tendencë që tu ipet partive kohë për të arsyetuar çfarëdo manipulimi për të cilin akuzoheshin, mirëpo tani më nuk ka hapësirë për këtë.

Ai po ashtu ka porositur bashkësinë ndërkombëtare që të koncentrohen edhe në procesin zgjedhur në pjesën jugore të Kosovës, e jo vetëm çfarë po ndodh në veri.

“Është mirë që të flitet për zgjedhjet edhe në jug të Ibrit sepse bashkësia ndërkombëtare po preokupohet, po humb kohë me atë se çfarë po ndodh në veri. Ka pasur një lloj tolerancë të sjelljeve të pahijshme në zgjedhjet në të kaluarën, kemi qenë të vetëdijshëm se Kosova është vend i ri, dhe ka pasë një tendencë që tu japin partive hapësirë për të arsyetuar manipulimet. Tani nuk ka hapësirë për këtë. Këto zgjedhje lokale janë të parat qysh prej fillimit të procesit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, dhe do të vëzhgojmë sjelljen e partive politike në mënyrë rigoroze. Nëse ka manipulime ne do të mbështesim një projekt që organizatat qeveritare të mundësojnë ndjekje penale nëse ka akuza për keqpërdorime të tilla. Unë e kuptoj se në zgjedhjet e përgjithshme ka pasë një numër të rasteve, por janë proceduar shumë ngadalë. Nuk mund të hyni në BE pa zgjedhje demokratike. Kjo është kusht themelor për hyrje në BE”, tha Cliff.

Ai ka shprehur mbështetje për privatizimin e PTK-së. ndërsa ka quajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, “lajm i keq”, nëse këto bëhen me sistemin e vjetër zgjedhor.

GRANDEMALL

“Sa i përket privatizimit të PTK, ne e mbështesim privatizimin e kësaj ndërmarrjeje. Askush në Evropë nuk ka shërbim shtetëror, duhet të ketë investime dhe teknologji të reja. British Telecom është këshilltar strategjik për investitorin AXOS. Ka pasë shumë spekulime negative për këtë proces, por aq sa dimë ne kjo është një ofertë shumë e vërtetë dhe shumë valide”, theksoi ambasadori britanik.
E si trajtohet procedura e privatizimit në Kuvend, Cliff nuk deshi të komentojë. “Nuk më bie të flas nëse është trajtuar mirë në procesin parlamentar. Neve na duhet një rezultat i qartë, dhe kam frikë se nëse kjo përpjekje e dytë dështon, vlera e PTK mund të ulet dhe mund të bëhet e pamundur të privatizohet që të sigurohet investimi nga sektori privat”, theksoi ai.

“Për shkak se VV dhe LDK vazhdon të dalë nga seanca, kjo nuk duket mirë për njerëzit jashtë Parlamentit. Sa I përket zgjedhjeve të parakohshme, kjo është një çështje që i përket politikanëve të Kosovës, por do të ishte një lajm i keq për Kosovën, për proceset, nëse Kosova do të hynte në zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, me sistemin e vjetër zgjedhor. Sepse do të ketë pengesa në integrimin e Kosovës në BE dhe procesin e MSA”, ishte porosia e Ian Cliff.

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, po ashtu edhe u përgjigj deklaratave të përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, që kërkojnë EULEX të përmbyllë misionin e tij.

“Ka shumë për tu bërë për sundimin e ligjit në Kosovë dhe kjo del nga secili raport evropian. Ka pasë përmirësime mirëpo sistemi gjyqësor është i dobët ka shumë korrupsion dhe kjo është e qartë. Për momentin ka një rishikim të misionit, prandaj duhet të presim rezultatin e këtij rishikimi, dhe të shohim pastaj. Duhet të ketë konsultime mes BE dhe Qeverisë, dhe nuk duhet njerëzit të vendosin vijat e kuqe pa u konsultuar me të tjerët”, ka theksuar Cliff./rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.