Uji Dea

Cliff nuk i pajton Thaçin e Ramushin, PDK kthehet kah LDK

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë arritur ta finalizojnë një akord për bashkëqeverisje, për çfarë u bisedua seriozisht mbrëmë dhe sot.

Klan Kosova mëson se për këtë ka ndërmjetësuar ambasadori britanik, Ian Clif, i cili në dy ditët e fundit ka takuar liderët e subjekteve politike në fjalë. Ai sot është parë në selinë e AAK-së ku, ndër tjera, sipas zyrtarëve të kësaj partie, ka folur për rëndësinë e një koalicioni qeveritar stabil.

Por, një takim që u zhvillua në orët e para të mbrëmjes së sotme, rezultoi me shprehje të besueshmërisë së brishtë që PDK dhe AAK kanë për njëra-tjetrën, duke bërë që bisedimet të mos e arrijnë qëllimin.

ARKATANA

Zhvillimi i fundit, siç iu tha televizionit Klan Kosova nga burime ndërkombëtare, i ka hapur dyert një negocimi të mundshëm të partisë së Hashim Thaçit me LDK-në, duke ditur se edhe kjo e fundit është prishur me AAK-në për postin e kryeministrit, duke këputur kështu shpresat për bashkëqeverisje të opozitës së vjetër.

Këto informacione nuk kanë mundur të konfirmohen zyrtarisht nga ambasada britanike, por as nga partitë, me gjithë që zyrtarë të të gjitha subjekteve politike partive kanë pranuar se janë duke ndodhur zhvillime interesante.

Megjithatë, mësohet se nisma e emisarit londinez Cliff, për të pasur sa më shpejt një koalicion qeveritar stabil që vazhdon dialogun me Serbinë dhe shpejton punët për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte – e cila duhet të miratohet nga Kuvendi, në pak muaj – ka mbështetje në parim edhe nga Washingtoni. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.