Hidromorava

Cliff: Nuk e dinim se pas pesë vjetësh do të kishte vende të BE-së që nuk do ta njihnin Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Jann Cliff, thoë se Kosovës, qysh në vitin 2000 i ishin dhënë sinjale për pavarësinë e sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për emisionin “Target” në RTK, Cliff, tha se në shkurtin e vitit 2008, ishin në dijeni se jo të gjithë do të pajtoheshin me pavarësinë e Kosovës.

Por, ajo që ai thotë se ishte befasi, pesëshja e BE-së, e cila ende nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

“Nuk e dinim se edhe pas pesë vitesh do të kishte shtete të BE-së që nuk do ta pranonin këtë”, tha Cliff.

Cliff, tha se edhe plani i Ahtisarit parashihte pavarësinë, por me masa mbrojtëse për minoritetet.

Mobi Casa

“Ahtisari kishte një plan për pavarësi por me masa mbrojtëse për komunitetet jo shqiptare, sidomos ata serbë

Ky plan, sipas tij ishte supozuar që në fund të pranohej nga Serbia, gjë e cila nuk ka ndodhur, e që sipas Cliff, është hap i gabuar i Beogradit.

Ndërkohë, i pyetur nëse Kosova, do të mund të përfitonte diçka në OKB, nga rasi i Ukrainës dhe Rusisë, për çështjen e Krimes, Cliff tha se nga Krimeja nuk mund të përfitoj askush.

“Për të qenë i sinqetë, nuk e shoh krizën e Krimesë si ndonjë gjë nga e cila mund të përfitojë dikush, e shoh si fatkeqe si një situatë. Është e rëndësishme që Kosova të mbetet si aleate e miqve të saj”, tha ai.