Fundamenti

Cliff: Mirë që ekonomia u bë fokus i partive politike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë dhe partitë politike thuajse kanë filluar fushatën e tyre. Janë shtuar vizitat në rajonet e ndryshme të vendit, listat e kandidatëve për ulëse në parlament tashmë dihen, ndërkohë që premtimet e partive politike nuk kanë fund. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, thotë se manipulimi dekurajon qytetarët të votojnë.

“Në vitin 2010, siç e dimë, kemi pasur observime shumë të kufizuara. Tani kemi një strukturë shumë më profesionale dhe kjo do të jetë një masë shumë më parandaluese për këdo në terren, i cili mendon se mund të përfshihet në manipulim”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova ka disa sfida sa i përket zbatimit të ligjit.

UBT

“Nëse njerëzit janë të shqetësuar për kandidatët e caktuar, atëherë do të duhej të votonin për dikë që nuk ka lidhje me kriminalitetin”, shton ai.

Cliff thekson se është mirë që njerëzit të flasin për programet politike dhe ekonomike dhe jo të këmbimit të akuzave me njëri-tjetrin.

“Në këtë debat ka tash edhe diskutim për ekonominë. Disa gjëra janë pak a shumë të paarritshme, sidomos kur flitet për subvencionet dhe fondet, por të paktën ekonomia është temë në agjendë dhe jo çështje si ajo se kush çfarë ka bërë gjatë luftës ose marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës”, thotë ai. “Me rëndësi është një përqendrim në bujqësi, sepse mendoj që është një sferë e mirë për Kosovën, në të cilën nuk ka pasur shumë përqendrim. Është gjithashtu edhe sektori i minierave, i cili është harruar. Politikanët shpesh bëjnë premtime, të cilat në fund nuk mund të realizohen. Por, mendoj se ekonomia është një fokus i rëndësishëm i partive”. /RTK/