UBT

Cliff: KQZ-ja organ shumë i politizuar, duhet të reformohet

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Nëse vërtet dëshirojmë që njerëzit të dalin në zgjedhje në veri, zgjedhje që edhe ashtu janë duke u lehtësuar nga OSBE-ja, mendoj se në fletëvotime nuk duhet të jetë logoja – emri Republika e Kosovës, thotë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff.

Sipas tij, kjo nuk paraqet shkelje të asnjë vije të kuqe, “sepse në asnjë ligj të Kosovës nuk shkruan që në fletëvotime duhet të jetë ‘Republika e Kosovës’”.

Hidromorava

”Mendoj se KQZ-ja është edhe ashtu e politizuar, ne të cilin, pos kryesueses, të gjithë anëtarët tjerë janë të partive politike. Ajo ka nevojë të reformohet. Nuk mendoj se ndryshimet individuale në KQZ paraqesin kërcënim për demokracinë në Kosovë”, ka thënë Cliff në një intervistë për Kosova Sot.

I pyetur rreth legalizimit të operatorit serb, ambasadori nuk ka dashur të komentojë shumë. /Telegrafi/