Cliff: Edhe po të kishim zarf, s’kemi emër për të!

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff në një intervistë ekskluzive për Indeksonline thotë se ashtu edhe siç ka thënë Drejtori britanik për Ballkanin, edhe po të kishin zarfet e famshme, siç i kishin, ndoshta, miqtë tanë amerikanë para disa vitesh, ata nuk do të dinim se kë (cilin emër) të vendosim në të.

“Pra kjo është një çështje e partive politike dhe numrit të ulëseve që ata i kanë fituar në zgjedhje që tani rezultatin e arritur në zgjedhje ta përdorin për të mirë. Askush nuk e ka shumicën e përgjithshme prandaj duhet ta gjejnë një mënyrë për të ecur para”, ka thënë Cliff ndër tjerash në këtë intervistë.

Indeksonline: Të fillojmë me një pyetje të përgjithshme. A mund të thoni se cili është qëndrimi i qeverisë britanike për gjendjen krizën aktuale politike të Kosovës?

Cliff: Qëndrimi i qeverisë britanike iu është bërë i ditur javën e kaluar edhe disa përfaqësuesve të politikës kosovare nga Drejtori për Ballkanin (në qeverinë britanike) kur ishte për vizitë në Kosovë. Ky qëndrim është se problemet politike pas zgjedhjeve të 8 qershorit, pra pyetja se kush mund të marr cilën pozitë, është diçka që duhet të zgjidhet nga politikanët kosovarë. Nuk është një çështje për ne që jemi nga jashtë dhe është edhe në interes të të gjithëve që të mundohen të gjejnë një mënyrë për të ecur para sepse nëse ne, Quinti apo Bashkimi Evropian intervenojnë, kjo e dëmton argumentin tonë që Kosova është pjekur apo po e arrin pjekurinë politike si shtet i pavarur. Kur e themi këtë, dhe Oëen jenkins, Drejtori jonë për Ballkanin e ka thënë shumë qartë, nëse politikanët këtu mund të arrijnë marrëveshje për fillimin e një marrëveshjeje, ne pra jo vetëm Mbretëria e Bashkuar, por në përgjithësi shtetet që e përkrahin Kosovën e pavarur, ne do e përkrahnim atë sugjerim. Ne nuk e zgjedhim se kush do të jetë kryeministër apo kryetar i parlamentit, por ne duam që të krijohet një qeveri e re kredibile e Kosovës sepse ne duam që të shtyjmë para rastin tuaj para BE-së, NATO-s dhe forume ndërkombëtare..

Indeksonline: Pra ekziston një mundësi e të themi kushtimisht përfshirjes së komunitetit ndërkombëtar…?

Cliff: Jo përfshirje, por përkrahje.

Indeksonline: A mund ta elaboroni pak më shumë këtë…?

Cliff: Në një mënyrë apo tjetrën, kur politikanët, liderët e partive të zgjedhur në zgjedhjet që ishin më të mirat që i ka pasur ndonjëherë Kosova, ata duhet të gjejnë një mënyrë për të ecur para dhe më pas ne do e përkrahim atë mënyrë. Mirëpo, kjo është pjesë e përkrahjes tonë për Kosovën si shtet sovran dhe integritetin e saj territorial. Sidoqoftë, nuk është punë e jona që të kemi ndonjë rol për të nominuar dikë… ashtu edhe siç ka thënë Drejtori i jonë për Ballkanin, edhe po të kishim këto zarfet e famshme siç i kishin ndoshta miqtë tanë amerikanë para disa vitesh, ne nuk do të dinim se kë (cilin emër) të vendosim në të. Pra kjo është një çështje e partive politike dhe numrit të ulëseve që ata i kanë fituar në zgjedhje që tani rezultatin e arritur në zgjedhje ta përdorin për të mirë. Askush nuk e ka shumicën e përgjithshme prandaj duhet ta gjejnë një mënyrë për të ecur para.

Indeksonline: Pra, ju nuk e dini se cilat janë emrat që mund të futen në zarf, por a keni vija të kuqe për ndonjë person që përfaqësuesit vendor do ta arrinin pajtimin? I kemi parasysh shumë spekulime që janë bërë puna e përfshirjes së Vetëvendosjes në qeverinë e re…

Cliff: Ashtu siç thashë ne, si Mbretëri e Bashkuar duam që të mbrojmë pozitën e Kosovës në Evropë dhe duam që ju të arrini nënshkrimin e marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Kjo nënkupton që çfarëdo grupi që arrin të bëhet udhëheqës i rinj duhet të jetë e përkushtuar ndaj rrugës evropiane dhe një pjesë e kësaj janë edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe me këtë edhe përkushtimin ndaj dialogut me Serbinë. Ne nuk pajtohemi që në këtë fazë të fillohet me tërheqje nga ato për të cilat tashmë është arritur pajtim. Ne mendojmë që qeveria e re duhet të vazhdoj me implementimin e marrëveshjeve ekzistuese dh arritjen e marrëveshjeve të reja për fusha të tjera..

Indeksonline: A ka qenë marrëveshja në mes të bllokut opozitar dhe VV befasuese apo shokuese për ju, marrë parasysh qëndrimet shumë të ndryshme që kanë pasur në disa çështje shumë të rëndësishme…p.sh. çështja e rrugës drejt BE apo edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore?

Cliff: Nuk do të thosha që ka qenë shokuese. Ka kohë që nuk jam befasuar nga çfarëdo që ndodhë në politikën e Kosovës. Por, qëndrimi jonë ishte që nëse arrihet një marrëveshje që përfshinë VV, kjo marrëveshje duhet të përfshijë përkushtimin në implementimin e marrëveshjeve të dialogut dhe vazhdimin e dialogut. Nëse ata duan ta bëjnë këtë dialog më transparent, nëse duan që t’i raportojnë parlamentit më shumë, kjo është në rregull. Por, ashtu siç thashë, tërheqja nga ato për të cilat është arritur marrëveshje nuk është e pranueshme dhe këtë ja kemi bërë shumë të qartë VV. Drejtori jonë për Ballkanin e ka takuar Albin Kurtin dhe ekipin e tij dhe këtë ja kemi gjithashtu.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS