FIDANISHTJA

​Cliff: E ardhmja e Kosovës përfundimisht në BE

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori Britanik Ian Cliff, gjatë një ligjërate para nxënëse të kolegjit ”Mehmet Akif”, përveç tjerash foli edhe për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe krijimin e shteteve të pavarura.

E duke folur për pavarësinë e Kosovës, Cliff shtoi se ishte qeveria britanike, SHBA’ja, Franca, Gjermania e Italia, të cilat vendosën se nuk ka alternativë tjetër pos të ecet para në menaxhimin e procesit të pavarësisë së Kosovës.

FIDANISHTJA

“Gjatë 3 viteve e gjysmë të qëndrimit tim këtu, puna me autoritetet kosovare ka qenë që të sigurojmë më shumë njohje, veçmas tek vendet ku ne kemi ndikim siç janë vendet anëtare te Comonwealthit, por edhe jemi përkushtuar shumë edhe tek 5 vendet e BE’së që s’e kanë njohur Kosovën për shkak se ky është një tjetër problem.

Ne besojmë që e ardhmja e Kosovës përfundimisht është në BE, prandaj kemi bërë shumë punë me autoritetet e ndryshme, përfshirë edhe parlamentin që të provojmë të ndikojmë që këto vende të lëvizin në drejtim të njohjes. Këtu kemi disa shenja të këtij rezultati si psh fakti që Rumania dhe Sllovakia i njohin dokumentet e Kosovës, por se a do të lëvizin drejt njohjes, do ta shohim”, tha Cliff.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.