ARKATANA

Cliff: Çështja e koalicioneve nuk është punë e jona

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ian Cliff ambasador i Britanisë në Kosovë gjatë një takimi që ka pasur me Lutfi Hazirin tha se zgjedhjet në Kosovë ishin fer dhe të lira. Ndërkaq për koalicionin LDK-AAK e NISMA tha se nuk është qështje e tij që të komentoj ose të përzihet në atë punë. Ajo u takon partive politike kosovare tha Cliff.

Lutfi Haziri ka pritur në takim ambasadorin Johan Cliff me të cilin ka biseduar për zhvillimin ekonomik në Gjilan, rregullimin e infrastrukturës, donacionet ndërkombëtare dhe integrimin e të gjitha komuniteteve raporton rajonipress.

Lutfi Haziri pas takimit tha se me zotin Cliff ka folur për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në komunën e Gjilanit duke përfshirë këtu edhe fondet e BE-së, perspektivën ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Uji Dea

Kurse Ian Cliff tha se me Hazirin ka folur kryesisht për zhvillimin ekonomik sepse këtu në Gjilan është një kompani “ASK FOOD” e cila është e suksesshme në veprimtarinë e saj prodhuese.

Cliffi ndërkaq duke komentuar procesin zgjedhor tha se zgjedhjet ishin fer e të lira. I pyetur nga gazetarët se si e komenton koalicionin LDK-AAK e NISMA, Cliff tha se është herët të komentohet sepse janë duke pritur rezultatin e zgjedhjeve dhe certifikimin e tyre. “Partitë politike kosovare mund të bisedojnë mes veti e të merren vesh, por kjo nuk është çështje e jona sepse ne nuk përzihemi në këtë proces” tha Cliff.

Kurse Lutfi Haziri tha se partitë politike të koalicionit janë marrë vesh dhe kanë nënshkruar marrëveshjen.”Ne nuk kemi pasur nevojë të kemi ndërmjetësimin ndërkombëtarë pavarësisht rolit të madh që kanë shtetet e Quintit. Marrëveshja është bërë gjithnjë duke e respektuar të drejtën kushtetuese. LDK kësaj radhe ka bërë një ofertë qytetare për ta nxjerr Kosovën nga kriza kurse LDK përndryshe ka bërë kompromise të dhimbshme tash e 15 vite“ tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.