Cliff: Bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërhyjë në krijimin e institucioneve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka ripërsëritur se Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet dhe as nuk do të ndërhyjë në krijimin e institucioneve të reja në Kosovë, raporton KTV.

Ai duke folur për ngërçin politik, ka theksuar se edhe në Kosovë si në çdo vend tjetër të Evropës është e vështirë të formohen qeveritë menjëherë pas zgjedhjeve. Derisa ka thënë se beson që së shpejti do të formohet qeveria e re për të mirën e ekonomisë së vendit. Këto deklarata ambasadori britanik i ka bërë në Junik, gjatë një vizitë që i ka bërë kësaj komune.

“Në Evropë dihet që është shumë problem që të krijohen qeveritë menjëherë pas zgjedhjeve, mirëpo ne duhet të vazhdojmë përpara për të mirën ekonomike të vendit, dhe zhvillimit të komunave të Kosovës. Besoj që së shpejti do të krijohen institucionet e reja të Kosovës.”, ka thënë Cliff.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS