RCCOLA

Clark pranon dekoratën “Dr.Ibrahim Rugova”: Shpresoj që do të vazhdoni t’i forconi lidhjet me SHBA-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Clark ka folur për kohën kur udhëhoqi bombardimet e NATO-s për çlirimin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ai tha se një rol të jashtëzakonshëm e kishte luajtur LDK dhe kryetari i saj, ish-presidenti Ibrahim Rugova.

“Mendoj se suksesi i intervenimit të NATO-s në dallim me vendet tjera ku ka intervenuar është se në Kosovë funksiononte LDK dhe presidenti Rugova”, tha Clark.

Ai gjithashtu u shpreh se se impresionohet secilën herë që viziton Kosovën.

ARKATANA

“Shpresoj që do të vazhdoni t’i forconi lidhjet me SHBA-në dhe ta shihni atë si mike të mrekullueshme. Ne jemi krenarë me ju, për përparimin që keni bërë, për shembullin që keni treguar”, theksoi mes tjerash ai.

Gjeneralit në pension iu nda Dekorata “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.

Ndërsa, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se kontributi i Clark është një gurthemel në historinë tonë, transmeton Telegrafi.

“Prania juaj sot këtu është një dëshmi e thellë e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë dhe solidaritetit që keni përfaqësuar përmes shërbimit tuaj të jashtëzakonshëm dhe mbështetjes themelore për popullin e Kosovës. Gjeneral Clark, emri juaj është i gdhendur në themelet e historisë së Kosovës si simbol i guximit, lidershipit dhe i një përkushtimi të palëkundur për drejtësi dhe paqe’’, tha Abdixhiku./Telegrafi/