Hidromorava

Clark: Njerëzit e Kosovës janë shembull për botën se çfarë mund të bëjë vendosmëria për të jetuar e punuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Wesley ClarkIsh-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark po qëndron në Kosovë, ku është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Pas takimit Ministri, Mehaj ka thënë se për nder të gjeneralit Clark, shkolla e oficerëve të FSK-së do të emërohet “Qendra e Studimeve Universitare Wesley Clark”.Ai ka thënë se kjo është më e pakta që Kosova mund të bëjë për gjeneralin që dha shumë për vendin tonë.

“Kjo ka domethënie të madhe për ushtrinë e Kosovës dhe shtetin e Kosovës. Sot për nder të gjeneralit do të emëroj shkollën tonë të oficerëve “Qendra e Studimeve Universitare Wesley Clark”. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për gjeneralin”, u shpreh Mehaj.Ndërkohë, gjenerali Clark tha se është i lumtur që po kthehet sërish Kosovë.“Dua të falënderoj ministrin dhe ushtrinë për këtë mikpritje të ngrohtë. Jam i lumtur që po kthehem këtu, kjo është mundësia e parë që mu dha ta vizitoj Ministrinë. Jam i impresionuar me demokracinë e lirinë në Kosovë përgjatë gjithë këtyre viteve. Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën se çfarë vendosmëria për të jetuar dhe punuar duke i shërbyer demokraciosë mund të bëjnë për popullin”, u shpreh Clark.

United Hospital

Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.