Clark: Jam krenar, shqiptarët janë dëshmuar se janë evropianë të vërtetë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjenerali amerikan i cili udhëhoqi fushatën e NATO’s kundër Serbisë në vitin 1999 Wesley Clark thotë se është krenar me të arriturat e Kosovës dhe shqiptarëve.

Tha se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri dëshmuan se janë qytetarë të vërtetë evropianë.

“Vërtetë krenohem me shqiptarët në Kosovë si dhe me ata në Shqipëri dhe se i kanë dëshmuar Evropës se janë qytetarë të vërtetë të saj dhe se besojnë në demokraci, zhvillim ekonomik dhe se kjo është tejet trimëruese”, tha Clark për RTV21.

RCCOLA

Ndërkohë ai tha se është çmenduri krahasimi i rastit të Krimesë me Kosovën.

“Ky krahasim nuk ekziston, nuk kishte represion, nuk kishte sulme kundër popullit në Krime apo në lindje të Ukrainës për të justifikuar vendimin rus përveç kësaj ata po e bëjnë Krimenë pjesë të Rusisë është njëjtë sikur ne të tentonim të bënim Kosovën pjesë të SHVA’ve, kjo është çmenduri, nuk ka asnjë lidhje në mes të këtyre dy krizave”, tha ai.