RajoniPress09:02, 31 Dhjetor, 2017 | 9 vjet më parë
/ 1 minutë lexim
Poezi nga Avdush Canaj
Krejt lapsat ylberorë
vajzuket kanë në çanta
Një liqen parfum manushaqesh
e pasqyrzën e diellit
me krehër pishe.
Ëndrrat me pranverë yjesh
aty i ke të gjitha.
Edhe karamelka
e ndonjë çamçakëz
për zambakët në shetitore.
Jam i sigurt.
Këtë e dinë edhe blirët
më zogjtë e vet.