Eko Higjiena

Ç`ka thotë trajneri Gentjan Mezani për ndeshjen kundër SP Tre Penne?

/ 2 minuta lexim

Skuadra e SC Gjilani për herë të parë në historikun e saj 25 vjeçar, me 20 gusht në stadiumin “San Marino”, në ligën e Evropës do ta ketë kundërshtar skuadrën nga San Marino, SP Tre Penne.

Njeriu i parë i pankinës së “bardhëkuqeve” të SC Gjilanit, trajneri nga Vlora, Gentjan Mezani, për “RajoniPress”, pas tërheqjes së shortit në Nion të Zvicrës për sfidën ndaj skuadrës nga San Marino SP Tre Penne, ka deklaruar.

Mobi Casa

“Në futboll nuk mundemi të themi për kundërshtar të fortë apo të lehtë, kjo ndeshje ka një domethënie të madhe për SC Gjilanin, pasiqë kjo ndeshje shkruan një histori të re të “kuqebardhve” dhe çdo ndeshje ka historikun e saj. Vendasit kanë një përparësi të vogël pasiqë ndeshjen e zhvillojnë në stadiumin e tyre dhe zhvillohet vetëm një takim, ne e respektojmë maksimalisht kundërshtarin nga San Marino duke marrë parasysh se ne jemi për herë të parë në një kompeticion të garave evropiane, ndërsa ata kanë një përvojë më të madhe në garat evropiane. Ne po përgatitemi për këtë ndeshje historike dhe shpresoj se do t’ja dalim por duhet të jemi shumë vigjilent”, ka thënë tekniku i SC Gjilanit, Gentjan Mezani./rajonipress/