HW

Çka thotë Arbnor Morina për derbin Drita – Gjilani?

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ndeshja më interesante e Vala Superligës së Kosovës në futboll e Javës së 7-të zhvillohet të premten në stadiumin e qytetit në Gjilan në derbin më të madh të futbollit të Kosovës në mes Dritës e Gjilanit.

Në taborrin e “bardh e kuqëve” të Gjilanit është gjithçka e qetë ata këtë derbi e presin si të gjitha ndeshjet tjera, por megjithatë çdo herë kur takohen me rivalin e tyre të qytetit Dritën gjithmonë emocionet janë më të mëdha.

Dy ditë para derbit nën mbikëqyrjen e trajnerit Arbnor Morina dhe stafit të tij futbollistët e Gjilanit mbanin stërvitjet e zakonshme por me një intenzitet më të shtuar.

Para derbit trajneri i Gjilanit Arbnor Morina theksoi.
“Po përgatitemi në mënyrën më të mirë për derbin ma të madh të futbollit të Kosovës, në këtë derbi duhet të paraqesim tërë potencialin që kemi në fushën e futbollit do të bëjmë përpjekje të tregojmë futboll të bukur për të gjithë shikuesit në stadium, ne si skuadër do të japim më të mirën që kemi në dispozicion shpresoj se futbollistët e mijë do të dalin faqe bardhë nga kjo ndeshje megjithëse në derbi kurrë nuk i dihet aty vendosin shumë faktor por jam i bindur se do të shkojmë drejt suksesit gjerë në përfundim të ndeshjes”.

Mobi Casa

Trajneri Morina është një trajner i cili edhe më herët e ka përjetuar derbin si në Dritë njëashtu edhe në Gjilan dhe për të gjithë njohësit e futbollit ka një porosi.
“Cdo dashamir i futbollit jo vetëm i qytetit të Gjilanit por mbarë Kosovën duhet ta përjetoj këtë derbi nëqoftëse nuk e përjeton këtë ndeshje nuk ka çka përjeton në futbollin e Kosovës dhe jam i nderuar që e përjetoj këtë derbi madhështor Kosovar”.

Arbnor Morina ka një porosi për dy tifo klubet si atyre “Skifterave” të Gjilanit, njëashtu edhe atyre “Intelektualëve” të Dritës.

“Në mënyrën më të sinqertë i përshëndes të dyjat tifot e klubeve si “Skifterat” njëashtu edhe “Intelektualët” të cilët më kanë përkrahur gjithmonë, ju jeni jeshia e derbit dhe për këtë duhet të mburreni pasi i keni klube të zemrës, ju ftojë që në derbi të ngadhënjejë më i miri ndërsa ju uroj që së bashku tifot e klubeve të krijojnë ambient madhështor sportiv dhe të tregoni kulturë të futbollit të dëshmoni se në qytetin e Gjilanit luhet futbolli ka rivalitet sportiv por të gjithë në fund janë vëllezër kjo duhet kultivuar brez pas brezi”.

Në taborin e Gjilanit do të jenë të hendikepuar pa futbollistin Betim Haxhimusën i cili pësoi një lëndim në ballafaqim me Trepçën në xhiron e kaluar./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.