Eko Higjiena

Çka thotë Arbnor Morina para ndeshjes me Ferizajin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Hapet perdja për stinorin pranveror në futboll pas një pauze të gjatë dimërore, këtë kënaqësi e kanë skuadrat të cilat ndeshjet e tyre i zhvillojnë në kuadër të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Gjilanit do të ketë një udhëtim mjaft të vështirë në qytetin e Ferizajit, ku do të takohet me skuadrën e Ferizajit e cila është përforcuar me lojtarë mjaft cilësorë gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sipas trajnerit të Gjilanit Arbnor Morina ballafaqimet për Kupë gjithmonë kanë qenë të paparashikueshme, njëashtu do të jetë edhe ballafaqimi me skuadrën e Ferizajit por Morina gjithmonë beson tek futbollistët e tij.

ARKATANA

“Së pari skuadra e Ferizajit gjatë pushimit dimëror është përforcuar me disa futbollist mjaft cilësor, dhe ata pikërisht kërkojnë që në ndeshjen ndaj skuadrës sonë të tregojnë potencialin e tyre duke kërkuar që ti bindin kryesinë e Ferizajit se meritojnë të luajnë”, shprehet Morina.

Trajneri i “bardh e kuqëve” të Gjilanit, Arbnor Morina thekson se edhe skuadra e tij në këtë ballafaqim do të hyjë me aspiratat e saj.
“Ndeshjet e Kupës gjithmonë janë të paparashikueshme dhe sjellin mjaft probleme skuadrave favorite, futbollistët e mijë kanë punuar shumë mirë gjatë fazës përgatitore, udhëtojmë për tu kualifikuar në raundin e ardhshëm por gjithmonë duke pasur respekt për skuadrën e Ferizajit”.

Morina bënë të ditur duke besuar fuqishëm se futbollistët e tij janë të fuqishëm duke zhvilluar lojëra të mira dhe shpreson se edhe kjo sfidë do të tejkalohet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.