Fundamenti

Çka të hani për ta pasur një disponim më të mirë?

/ 2 minuta lexim

Shkencëtarët kanë konstatuar se konsumimi i disa gjësendeve ushqimore, për shkak të përbërësve të tyre kimikë, na bën më të lumtur, ku në rend të parë kanë përmendur bananet, avokadon, sardelet dhe çokollatën.

Banania -është një pemë me vlera të larta ushqyese. Përmbajnë sasi të madhe të triptofanit, aminoacid i cili në organizëm shndërrohet në serotoninë, substancë e cila quhet edhe hormon i lumturisë. Avokado -është një pemë, konsumimi i së cilës ju ndihmon që ta mbani disponimin e mirë.

Avokadoja mbron zemrën dhe enët e gjakut. Ajo përmban tirozinë, aminoacid, i cili shndërrohet në dopaminë dhe serotoninë, substanca që ndikojnë pozitivisht në organizmin e njeriut.

Mobi Casa

Çokollata e zezë – dihet se çokollata që përmban më shumë se 60% kakao stimulon aktivitetin e trurit, por pak dihet se përzierja e kakaos me sheqer shkakton një disponim euforik dhe ndjenjë të kënaqësisë. Kjo vjen për shkak të pranisë së përbërësve, si kafeinë dhe teofilinë.

Sardelet -kanë veprim të ngjashëm me ilaçet antidepresive, meqë përmbajnë sasi të madhe të thartirave yndyrore omega-3, të cilat e mbrojnë zemrën dhe përmirësojnë funksionimin e qelizave nervore.