UBT

Çka pret BE nga takimi i shtatorit mes Kosovës e Serbisë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Në muajin korrik nëpërmjet një takimi virtual ka rinisur dialogu midis Kosovës dhe Serbisë i cili ishte bllokuar që prej kur Kosova, aso kohe në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj kishte vendosur 100 për qind tarifë për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në Kosovë.

Dialogun me Serbinë nuk arriti ta rinisë as ish-kryeministri Albin Kurti i cili vendosi për reciprocitet me Serbinë – gjë që kundërshtohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian

Ishte Avdullah Hoti ai i cili me të ardhur në qeverisje i dha prioritet rifillimit të dialogut. Në korrik u mbajt takimi i parë i nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë dhe lidhur me këtë Bashkimi Evropian ia ka kredituar vetës suksesin në një përgjigje për lajmi.net.

“Dialogu i asistuar nga Bashkimi Evropian po vazhdon. Ai rifilloi në korrik me dy takime në nivelin më të lartë pas më shumë se 20 muaj ngërçi”, shprehet, Nabila Massrali, Zëdhënëse e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë

E pyetur për takimin e shtatorit midis Kosovës deh Serbisë, Massrali shprehet se ky takim është caktuar me pëlqimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

“Gjatë takimit të nivelit të lartë më 16 korrik, Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak u pajtuan me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës që të mbajnë një mbledhje të nivelit të lartë në fillim të shtatorit”, tha ajo më tutje.

Në fund, e pyetur për pritshmëritë e takimit të radhës, ajo shprehet se BE po punon drejt normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve – për të gjitha çështjet e pazgjidhura.

FITORJA

“Bashkimi Evropian si lehtësues i dialogut punon me të gjitha palët drejt normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve, duke i adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura”, tha ajo

E çështja e dialogut ka përplasur kryeministrin Hoti me partnerët e koalicionit dhe me opozitën në Kuvendin e Kosovës.

Partneri më i madh i Hotit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehen se kryeministri Hoti ka bërë gabime me dialogun. Madje, zëvendësi i tij, Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së ditë më parë tha se: “Hoti ka rënë në mina në dialogun me Serbinë”.

E Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë akuzuar kryeministrin Hoti se nuk ka përgatitje, platformë e as ekip për të zhvilluar dialogun me Serbinë.

PDK në anën tjetër e sheh si të domosdoshme përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog e që aktualisht është jashtë kësaj teme.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i takimit midis Kosovës dhe Serbisë që do të zhvillohet në fillim të shtatorit, por njohësit e çështjeve politike shprehen se dialogu pa presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi është në disfavor të Kosovës.

Kjo për arsye se Thaçi është president i vendit dhe gjithashtu sepse Thaçi ka qenë pjesë e procesit të dialogut. Thaçi ka vendosur të mos marrë pjesë në dialog derisa Gjykata Speciale të vendosë për aktakuzën e pakonfirmuar por të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.