Fundamenti

Ç`ka premton dhe kush është Naser Ajeti anëtari i KE në FFK?

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kuvendin zgjedhor të FFK-së, 12 anëtarët e ri të Komiteti Ekzekutiv në FFK, kanë marrë votat e duhura që për 4 vite e ardhshme të jenë anëtar të Komitetit Ekzekutiv.

Anëtarët e ri nga 52 delegat të pranishëm kanë marrë 37 votat për të përfaqësuar rajonet e tyre në FFK.

Rajonin e Anamoravës në Federatën e futbollit të Kosovës për 4 vitet e ardhshme do ta përfaqëson Naser Ajeti.

Por kush është Naser Ajeti ?

Naser Ajeti ka lindur në vitin 1971 në Kumanovë nga një familje atdhedashëse.
Ajeti karrierën futbollistike e filloi në moshën 13 vjeçare në KF C.Zvezda të Gjilanit, me talentin që kishte Ajeti, ai u inkuadrua menjëherë për Juniorët e këtij klubi.

Pas një marrëveshje Ajeti kalon tek KF Drita në skuadrën e parë, por shumë shpejt rikthehet në C.Zvezda në skuadrën e parë si 17 vjeçar.

Karrierën Ajeti e ndërpret për shkak të presionit Serb, kur pushtuesit Serb i larguan të gjithë futbollistët nga fushat e futbollit.

Por, pasi futbollistët shqiptarë filluan përsëri të luajnë, Ajeti menjëherë kyçet në KF Drita, për të vazhduar më pas tek KF Mërgimi në Kumanovë gjatë vitit 1992/93, për tu rikthyer prapë tek KF Drita.

Naser Ajeti gjatë tërë karrierës së tij, krahë të djathtë e kishte vëllaun e tij, Jeton Ajetin, i cili me të madhe ndihmoi shumë për futbollin gjatë viteve të 90-ta, por për familjen Ajeti dhe vet Naserin, ishte një dit e kobshme shtatori i vitit 1997, kur në moshën 28 vjeçare ndërron jetë Jeton Ajeti, për të cilin edhe sot Naser Ajeti gjithçka që bën, e bën për vëllaun e tij Jetonin.

Naser Ajeti nuk u ndal asnjëherë, ai me shumë shokë të tij në vitin 1995 themeluan KF Gjilanin.

Mobi Casa

Ajeti me talentin që kishte si futbollist ishte përzgjedhur në mesin e 10 futbollistëve më të mirë në futbollin e Kosovës, por edhe ishte shpallur edhe si futbollisti më i mirë në Komunën e Gjilanit.

Ajeti, përpos që ishte si futbollist i cilësisë së lartë, ai gjithashtu kishte edhe kulturë futbollistike ai, Ajeti asnjëherë nuk u ndëshkua më karton të kuq e as të verdhë.

Naser Ajeti pas përfundimit të karrierës me të madhe i ndihmoi, ish-kryetarit të FHK-së Mexhit Devajës, për ndërkombëtarizimin e hendbollit të Kosovës, pas shumë peripetive dhe takimeve të shumta në vitin 2004 në Budapest të Hungarisë në kongresin e saj, FHK bëhet anëtare e EHF-së, kjo njëherit ishte Federata e parë që ishte pranuar në arenën ndërkombëtare.

Si një sportist i vërtet, Ajeti kishte ofertë që të jetë pjesë e KF Gjilani, dhe në vitin 2005/06 u bë drejtor sportivë i KF Gjilanit, por për shkak obligimeve të tija e ndërpret këtë aktivitet.

Me ardhjen e donatorit të ri, Florim Zukës në SC Gjilan në vitin 2017, Ajeti rikthehet në postin e drejtorit sportivë, për hir të respektit që ka për Florim Zukën.

Për tu përfaqësuar në mënyrën më të mirë rajonin e Anamoravës në FFK, Ajeti propozohet nga Lidhja Rajonale e Gjilanit që të jetë anëtar i Komitetit Ekzekutivë në FFK, dhe me vota të mjaftueshme Ajeti dhe 11 anëtar të tjerë nga rajonet e gjithë Kosovës zgjedhën për anëtar të Komitet Ekzekutivë në FFK për 4 vitet e ardhshme.

Pas marrjes së postit të ri, Ajeti ka deklaruar:
“Janë dy persona që kanë vendosur të jem anëtarë në KE në FFK-së, së pari është vllau im Jetoni i cili edhe pse nuk është në mesin tonë tani e 23 vite, ai gjithmonë është frymëzimi im, dhe personi tjetër është Florim Zuka i cili është një njeri me tipare të larta njerëzore, është njeri i fjalës dhe i besës, njeri i cili po mbanë gjallë shumë familje Kosovare dhe i cili i ka dhënë hijeshi futbollit të Kosovës”.

Anëtari i ri i KE në FFK-së, Naser Ajeti, ka theksuar se do të jetë zë i fuqishëm i klubeve të Anamoravës në FFK.
“Në çdo moment do të jem pranë klubeve të Anamoravës, çdo kërkesë e tyre për të mirën e futbollit, do të shqyrtohet. Klubet e Anamoravës nuk do të jenë të vetmuara, ata më kanë votuar dhe unë do të jem zë i fuqishëm për klubet e tyre”.

Për futbollin e Kosovës është jetësore që në mesin e FFK-së të kemi njerëz siç është Naser Ajeti, i cili një jetë të tërë po ja kushton të mirës së sportit e në veçanti futbollit./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.