Hidromorava

Ç`ka porosisin Arbnor Morina e Isa Sadriu?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Tërheqja e shortit për çerekfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, ka bërë që shumë skuadra qerekfinaliste të shohin skuadrat e tyre në gjysmëfinale.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i njeriut të parë në stol tek Gjilani, Arbnor Morina.

“Duhet theksuar se skuadër të dobët nuk ka, Kosova e Vushtrisë është një skuadër me futbollist shumë cilësor mbi 90 përqind janë të Superligës, ndërsa edhe pozita në tabelën e Ligës së Parë dëshmon se kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fort, çka u dëshmua duke eliminuar Lirinë e Prizrenit. Ndërsa shumë respekt edhe për trajnerin Isa Sadriu, i cili po bën një punë të shkëlqyer në Vushtrri.

Mobi Casa

Respekt për kundërshtarin, por kësaj radhe do t’ja dalim me fitore, unë besoj fuqishëm në futbollistët e mijë me të cilët jemi bërë si një familje dhe tifozët “Skifterat” të cilët po dëshmojnë se gjithmonë janë përkrah klubit të tyre”.

Trajneri i Kosovës së Vushtrrisë, Isa Sadriu, i cili ka arritur të komponoj një skuadër shumë cilësore me shumë sinqeritet ka theksuar.
“T’ju them të drejtën nuk kam pasur dëshirë të kem kundërshtar Gjilanin, jo nga frika por nga respekti që kam për këtë klub, t’ju them të drejtën Gjilanin e kam klub të zemrës, por kështu është sporti nganjëherë na ndanë pa dëshirë, por duhet kuptuar ne jemi profesionist dhe duhet në atë mënyrë t`ju qasim punëve tona, do të jetë një ndeshje shumë e bukur do të luhet futboll cilësor, vlerësoj edhe trajnerin Arbnor Morina i cili po bën një punë tejet të madhe me Gjilanin, por është e sigurt njëra skuadër me rëndësi do të jetë gjysmëfinaliste dhe uroj të jenë edhe fituese të Kupës së Kosovës”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.