UBT

Çka po ndodhë me Spitalin e Gjilanit, mjekët po ikin, shqetësues ky fenomen?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Enver Murtezi është vetëm njëri nga dhjetëra kuadro të spitalit të Gjilanit që ka braktisur këtë institucion shëndetësor për kushte më të mira. Murtezi që konsiderohet si njëri nga themeluesit e Emergjencës thotë se kjo dukuri tashmë është shumë shqetësuese.

Shumë mjek, specialist të kësaj fushe tashmë e kanë braktisur Spitalin e Gjilanit. Ky fenomen po tregohet shumë shqetësues sepse ka gjasa reale edhe të mbylljes së reparteve në të ardhmen.

Enver Murtezi është njëri nga themeluesit e Emergjencës me një përvojë 19 vjeçare në këtë institucion shëndetësor.”Po është e vërtet që jam larguar nga Spitali dhe tash ndodhem në një spital privat. Unë kam shkuar për kushte më të mira, edhe pse isha njëri ndër themeluesit e Emergjencës, me një përvojë prej 19 viteve si shef i repartit të Emergjencës. U kërkova pushim pa pagesë, por nuk më dhanë. Është shumë shqetësuese kjo dukuri dhe e dhimbshme njëkohësisht” thotë për rajonipress Murtezi.

RCCOLA

Murtezi thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet të bëjë më shumë për kuadrin mjekësor dhe në radhë të parë duhet të krijojë kushte më të mira për punë, pagesa duhet të bëhet më e mirë dhe më e dinjitetshme.

“Mjekët e rinj po e kryejnë Fakultetin dhe po ikin jashtë. Menaxhmenti aktual nuk ka bërë ndonjë reformë apo progres dhe realisht e ka të vështirë të bëjë ndonjë ndryshim. Jam i sigurt se mjekët që gjejnë punë më të më mirë do të ikin krejt. Edhe për mua ka qenë e vështirë ta lëshojë punën, dhe si po e shoh situatën tashmë Emergjenca veç ka nisur të shkatërrohet” tha Murtezi./rajonipress/