Eko Higjiena

Çka po ndodh me komunën dhe “Eco – Higjienën”?

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Ibish Ibishi – Pse janë këto shkrime te përditshme nëpër portale? Cila është arsyeja e këtyre shkrimeve? po shkruajnë kundër partneritetit edhe ata që e bënë këtë partneritet, mirëpo kjo është një e mirë sepse është duke u kuptuar se gjithçka paska qenë një mashtrim nga një investitor jo serioz dhe manipulues deri në fund, derisa qeverisja lokale ndoshta ka menduar diçka të mirë për komunën dhe për regjionin.

Ne jemi dëshmitarë të shkrimeve të përditshme nga një individ, Gerhard Dummer, i cili me një vetë kënaqësi mohon gjithçka nga e kaluara e ish KRM “Higjiena” Sh.A, cila është arsyeja e këtyre sjelljeve?

Harron se të gjitha iu janë falur, harron se në mënyrë të kundër ligjshme ka marr menaxhimin nga dita e parë, harron se vetëm ka marrë nga kjo kompani dhe asgjë nuk ka investuar, harron se ky paguhet në mënyrë të kundër ligjshme mbi 50,000.00€ në vit, nga dosti i tij Senad Ramaj, harron se në Gjilan ka ardhur për të menaxhuar dhe jo të na mbaj leksione me shkrime aspak serioze, harron se Gjilani nuk është vend i krimit të organizuar, harron se këtu ka ardhë për të investuar!

Investimi nuk është realizuar, e përfolura, 1,500,000.00€ kurrë nuk u realizua dhe nuk realizohet kurrë, shuma e përmendur e Dummer se gjoja është investuar 603,000.00€, kurrë nuk ka arritur në Kosovë dhe as që i ka parë “Eco – Higjiena” ndonjëherë këto shuma, ai investim që është kryer në biznesin e vet privat Sh.P.K “Eco-Vizion” , pra ende pa hyrë në partneritet një kamion që e ka sjell është prodhim i vitit 1997, dhe dy të tjerë që janë sjelle janë prodhim i vitit 2005, çka do të thotë se këto automjete janë jashtë përdorimit, sepse jetëgjatësia e kamionëve për bartjen e mbeturinave është 7-9 vite, gjithashtu këtu kemi edhe shkelje të marrëveshjes sepse aty parashihet që automjetet e sjella nuk guxojnë të jenë më të vjetra se dy vite.

ARKATANA

Vallë, qeshtë kjo?! kaloi viti 2012, 2013, 2014, vitet e zëshme të investimeve, ju lëre që nuk investuat, por tani keni filluar të na bëni fajtor, të na akuzoni për të bërat e juaja, etj. Unë si këshilltarë komunal, po të isha në Komisionin e Aksionareve apo Bordin e Drejtorëve, do të mbaja takim të jashtëzakonshëm, ku do të njoftoj të gjitha organet relevante në mënyrë që të thirret takim i jashtëzakonshëm i Kuvendit komunal për ndërprerje të marrëveshjes për të ndaluar këtë të keqe, dhe të shpëtohet ajo çka ka mbetur.

Po flitet se janë shlyer borxhet e klientëve dikundë afër 1 milion euro, po flitet se janë avulluar 170 mije euro të tregut, mbi 200 mije euro automjete të shituar të partnerit publik, po flitet se në këtë mish mashë ka të përfshirë edhe komunar dhe të cilët mbrojnë me vendosmëri këtë keqmenaxhim, keqpërdorim të pasurisë publike.
Këtu duhet të dalin gjërat në shesh dhe të tregohet realiteti se në kompaninë e re partneri privat nuk ka investuar, andaj me këtë çështje sigurisht do të merren organet përgjegjëse, andaj shpresojmë se urgjentisht kjo pikë e ndjeshme do të vihet në rendin e ditës.

Nga kjo që thamë deri me tani frikohem se Eco-higjiena do të mbyllet së shpejti sepse tani ka afër 1 milion euro borxhe shtetit, asetet lëvizëse për bartje të mbeturinave janë në gjendje të mjerueshme, arsyeja se janë të vjetruara dhe nëse nuk do të ketë intervenime do të na kaploj një katastrofë ambientale, e këtë vetë po e bëjmë, sepse kjo ka mund dhe ka mundësi të parandalohet./rajonipress/

Autori është këshilltarë komunal