Hidromorava

Çka po ndodh me Etrit Berishën?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

E ardhmja e Etrit Berishës do të vendoset pas ndeshjes mes Lazios dhe Juventusit, e cila luhet letë fundjavë.

Ditë vendimtare për të ardhmen e Etrit Berishës. Portieri shqiptar i Lazios shpresonte që të fitonte besimin e trajnerit Simone Inzaghi për të qenë numri 1 i portës bardhekaltër, por mesa duket skenari nuk ka ndryshuar.

Trajneri italian vazhdon të besojë te aftësitë e Frederico Marchettit, pavarësisht formës jo të mirë që ai tregoi në ndeshjen ndaj Atalantas ku pësoi dy gola të evitueshëm, shkruan Super Sport.

FIDANISHTJA

Klubi do të sqarojë situatën pas ndeshjes kundër Juventusit ku Marchetti do të luajë sërish që nga minuta e parë duke refuzuar edhe një ofertë të ardhur ditët e fundit nga Genoa.

Në këtë mënyrë, agjentët e gardianit shqiptar po kërkojnë të gjejnë një zgjidhje përfundimtare pasi Berisha kërkon më shumë hapësira dhe në këtë moment, Inzaghi nuk ia premton një gjë të tillë.

Sipas mediave italiane, në adresë të klubit roman kanë mbërritur disa sinjale nga Torino, Crotone e Palermo, por është portieri shqiptar ai që do të marrë vendimin përfundimtar dhe nuk është aspak habi që ai të zgjedhë një kampionat tjetër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.