Uji Dea

Çka po ju bëni njerëzve kështu?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pacientët kosovarë po vazhdojnë të japin mijëra euro nëpër spitalet private për të bërë fotografime të thella. Kjo për shkak se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdojnë prishjet e aparaturave, të cilat janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kështu, pacientët në vend se të kryejnë fotografimet në QKU, ata po detyrohen t’iu drejtohen spitalet private.

Një pjesë e mjekëve të Qendrës Klinike Universitare kanë edhe marrëveshje me privatët për referimin e pacienteve për të bërë CT.

Uji Dea

CT’ja më e lirë kushton 100 euro në privatë, ndërsa një përqindje e këtyre mjeteve iu jepet mjekëve.

Sidoqoftë, Zyra për Informim e QKU’së ka njoftuar se po kanë probleme me tenderin për mirëmbajtjen e aparaturave.

“QKUK ka pasur dhe vazhdon të ketë telashe me realizimin e tenderit për servisim dhe mirëmbajtje të aparaturave i cili ka dështuar disa herë dhe si pasojë e gjithë kësaj, herë pas herë ka telashe me funksionimin e CT-ve, MRI dhe aparaturave të tjera, pra disa CT aktualisht i kemi jashtë funksioni dhe po bëhen përpjekje për t’i rifunksionalizuar. Zyra e prokurimit është në procedurë të realizimit të tenderit për mirëmbajtje dhe servisim të aparaturave”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informimi të QKU’së dërguar Gazetës Express.