Fundamenti

Çka po i mungon Arbër Zenelit!?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Arbër Zeneli e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke luajtur në fanellën e Reimsit. Në përshkrim, futbollisti kosovar thotë se i mungojnë momentet kur luante dhe shkëlqente.

Arbër Zeneli po i mungon shumë Përfaqësueses së Kosovës, por edhe ekipit të tij, Reims, shkruan Gazeta Express.

Por, mungesa gjithsesi se është reciproke.

Edhe futbollistit kosovar po i mungon shumë ekipi kombëtar i Kosovës por edhe ekipi i tij.

FITORJA

Së fundmi, ylli kosovar e ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet duke luajtur në fanellën e ekipit francez.

“Më mungon kjo”, ka shkruar Zeneli, të cilit po i mungon fusha e blertë, futbolli, asistimet dhe golat.

Pa dyshim, lëndimi i tij i rëndë i pësuar në ndeshje me Malin e Zi i ka kushtuar Kosovës pasi ai ishte lojtari më i mirë i “Dardanëve” në atë kohë.

Kosova shpreson ta ketë në dispozicion atë në muajin mars të vitit 2020 në ndeshjen gjysmëfinale të “Play-Offit” të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.