Çka po e frikëson trajnerin e Kombëtares shqiptare?
Gianni De Biasi është duke u frikësuar se lojtarët e Kombëtares shqiptare do të humbin përqendrimin në fund të ndeshjes.
Shqipëria u mposht nga Portugalia në minutën e fundit të ndeshjes, dhe Gianni de Biasi frikësohet se një gjë e tillë mund të ndodh edhe sonte në Elbasan Arena ndaj Serbisë.
“Duhet të jemi të vëmendshëm. Nuk duam të përsëritet ajo që ndodhi ndaj Portugalisë. Kjo më frikëson më shumë”, ka thënë De Biasi. /Express


