ARKATANA

Çka po bën Lorik Cana pas pensionimit nga futbolli?

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lorik Cana është në kërkim të një jete të re pasi është pensionuar nga futbolli aktiv. Legjenda e futbollit shqiptar nuk do të ndahet krejtësisht nga futbolli sidomos tani kur babai i tij, Agim Cana, është bërë president i njërit prej klubeve më me nam në futbollin kosovar, Vëllaznimit, prej nga edhe rrjedh familja Cana, raporton “Zëri.info”.

Është pikërisht klubi kuq e zi në të cilin Lorik Cana do të jap kontribut për ngritjen e tij. Por, paraprakisht po mundohet të bëhet një biznesmen i suksesshëm për t’i parë sadopak hairin edhe Kosova.

Mobi Casa

“Po merrem me disa shokë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të pasur një biznes që do të ndihmojë edhe Kosovën. Ndërkohë që po e ndihmoj edhe babain tim që sapo është bërë presidenti i Vëllaznimit të Gjakovës”, ka deklaruar Cana. Cana u pensionua në vitin e kaluar nga futbolli aktiv dhe emri i tij ka zënë vend të posaçëm në historinë e Kombëtares Shqiptare dhe të futbollit shqiptar në përgjithësi. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.