Hidromorava

Çka përfitojnë qytetarët nga 13 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Ani pse nuk u ulën përballë njëri-tjetrit në një tryezë siç është zakon, dy kabinetet qeveritare Shqipëri e Kosovë e dhanë vulën e tyre për 13 marrëveshjet që ishin planifikuar të nënshkruheshin.

Pavarësisht polemikave për shtyrjen e mbledhjes së përbashkët, rruga e ujdive të përbashkëta u hap, fillimisht me nënshkrimet e ministrave të Shqipërisë e pastaj atyre të Kosovës.

Siç njoftoi vetë Qeveria e Kosovës, 13 marrëveshjet mbulojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, nga siguria, drejtësia e deri te arsimi dhe kultura.

Në ministrinë e Drejtësisë bëjnë me dije se kanë nënshkruar Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, për çka thonë se përfitues do të jenë qytetarët e të dyja vendeve.

“Qëllimi i është marrëveshjes që ndërmjetësuesit dhe avokatet e të dyja vendeve të kenë të drejtë që profesionin e avokatit ta ushtrojnë në kushtet të barabarta pa as një pengesë sikurse në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri”, ka sqaruar Eros Gashi – këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë.

ARKATANA

Gjithashtu, ministrat e Brendshëm nga të dy vendet kanë nënshkruar edhe deklaratën e përbashkët duke u zotuar bashkërisht për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Ajo përfshinë kryesisht lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar dhe avancimin e shkëmbimit të informacioneve përmes sistemeve të Menaxhimit të Kufirit, avancimin e Qendrës së Përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, si dhe avancimin e bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e krimit.

Edhe këtë marrëveshje po e sheh fort të dobishme njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, i cili thotë se bashkëpunimi lufton me efikasitet sidomos krimin e organizuar dhe kontrabandën.

“Sa i përket fushës së sigurisë kjo [marrëveshje] do t’i ndihmojë jashtë zakonisht [sistemit të drejtësisë] në luftimin e krimit të organizuar, kontrabandës e cila ditëve, javë dhe muajve të kaluar kemi pasur një rritje të tyre me që është në sezonin verore ku nuk kemi kontrolle kufitare. Kalim i kësaj marrëveshjeje nga ana e dy qeverive unë mendojë që do të ndihmojë në shkëmbimin e informacioneve do të jetë në kohë reale dhe me pastaj masat preventive nga të dyja palët ”, ka thënë Shala.

Një tjetër marrëveshje është ajo e bashkëpunimit në fushën e inspektimeve, ku parashikohet që Shqipëria t’i dhurojë Kosovës portalin “e-inspection”. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.