HW

Çka parashesh përkthimi i teksteve në gjuhën shqipe për Luginë të Preshevës

/ 2 minuta lexim
HW

Përfaqësuesit e Këshillit Nacional Shqiptarë në Luginën e Preshevës, në përpjekje që të sigurojnë tekste mësimore për nxënësit shqiptarë të kësaj zone, kanë nënshkruar një marrëveshje me përfaqësuesit e Ministrisë serbe të Arsimit. Marrëveshja parasheh përkthimin e teksteve mësimore të lëndëve shkencore.

Marrëveshja në parim është pranuar nga Ministria serbe e Arsimit, por kontestuese mbetet kërkesa e Këshillit Nacional për mundësinë e përkthimit të teksteve në bashkëpunim me dy ministritë shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan Titulli.com.

Sigurimi i teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë tash e disa vite është sfidë e pakalueshme e përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Luginës.

Hidromorava

Muaj më parë u kthyen më se 100 mijë tekste mësimore dhuratë e Ministrisë së Arsimit, në Kosovë, nga Presheva, meqë Serbia nuk i lejonte për përdorim.

Disa mijëra tekste vite më parë janë uzurpuar nga Ministria serbe e Punëve të Brendshme, meqë ishin futur ilegalisht nga Kosova. Ndërkohë përpjekja e fundit duket një formë e re e tendencës së sigurimit të teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë të Luginës të cilët më se dy dekada nxënë diturinë përmes metodës së diktimit./B.Rexhepi/Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.