Fundamenti

Çka ndodh nëse nuk liberalizohen vizat në tetor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analistja Donika Emini thotë se tetori do të jetë shumë i rëndësishëm për Kosovën në raport me liberalizimin e vizave.

Emini në RTV Dukagjini ka thënë se dialogu që nga viti 2014 është përdorur nga partitë për të shkaktuar kriza politike.

“Kjo gjë po shihet edhe tash, në raportet që ka zoti Haradinaj në raport me zotin Hoti”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analistja thotë se në Bruksel janë duke ndodhur shumë më tepër procese se që kanë ndodhur në SHBA.

Uji Dea

“Ka mbështetje edhe nga Brukseli që pa u pajtuar për të gjitha çështjet të mos bëhen gjërat transparente”.

Ajo thotë se ka një dakordim vetëm për tre pika që lidhen me të zhvendosurit, të pagjeturit dhe ekonominë.

Emini thotë se në muajin tetor do të merret një vendim për liberalizimin e vizave.

“Nëse nuk del në agjendë kjo çështje dihet se Gjermania dhe Franca nuk janë pajtuar për këtë çështje. Gjermania e ka shtyrë mjaft shumë procesin e liberalizimit të vizave por deri tani këtë gjë e ka kundërshtuar Franca. Nëse nuk bëhet liberalizimi në tetor, në Kosovë do të ketë pakënaqësi pasi që presidencën e radhës do ta merr Portugalia që nuk besoj se ka interesa ta shtyjë përpara këtë proces”, tha ndër të tjera Donika Emini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.