United Hospital

Çka lyp Qosja?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Xhemal Ahmeti – Qenka tmerruar akademik Qosja. Nuk është hera e parë. Ai tmerrohet shpesh. As Isa Mustafa nuk reagoi si intelektual: edhe ai tmerrua keq. Dy veteranë të epokës jugosllave në Kosovë grinden ndër veti. Për historiografët mund të jetë vetëm mirë, për gjeneratat e reja kjo zhurmë shkakton sigurisht dhimbjekoke e për ata që ikin është një shkas më shumë që të mbërrijnë sa më shpejtë në anën tjetër të globit.

Qosja është tmerruar se Isa Mustafa paska qenë në funksione në kohë të këqija të Kosovës. Pse, ku ishte Qosja? Në kampin e Burrelit? Mbron etërit e Kosovës jugosllave që nga Fadil Hoxha e deri tek Vllasi për ta sulmuar tjetrin që megjithatë në fund të karrierës me fletarrest kërkohej gjithandej si “separatist”. Kërkohej edhe Qosja? Pse nuk kërkohej Rexhep Qosja? Sepse nuk e njohën paramilitarët serb në po atë tren ku gjendeshin Agani dhe disa intelektualë tjerë që as sot nuk dihet se ku i kanë eshtrat?

Megjithatë jo paradokset e kësaj polemike shqetësojnë gjithaq. Kodet që përcjell akademiku në mentalitetin e masave janë nxitëse. “Ia dhuroi” Thaçi Qeverinë Isës, thotë ai. Sikur të ishte koha kur Lenini ta shpallte pasardhësin Stalinin. Apo sikur Kim Il Sung i parë t’ia dorëzonte çelësat Kim Il Sung-ut të dytë. Qosjes ose i paska ikur faza e demokratizimit të Kosovës dhe zgjedhjet i paska përjetuar nën hipnozë ose nxit qëllimisht: t’i varrim në litar gjithë ata që kanë funksionuar brenda sistemit jugosllav (edhe ai vetë), pavarësisht se a kanë qenë intelektualë, figura statike të një sistemi apo edhe shefa institutesh. Gjithë në litar? Nuk i dhurohet qeveria një të tilli – apelon ai. Ose mos deshi të thotë: PDK dhe Thaçi duhej të mbronin çelësat qoftë edhe me luftë. Si dikur, para luftës qytetare në Shqipëri?

Uji Dea

Çka donë Qosja kur shohim se nuk reagon nga parimi i të qenit kundër atyre jugosllavëve me funksione të larta sepse shumicën bashkë me veten i mbron?

Vetëm kokën e Isa Mustafës? Nuk besojmë. Ai donë më shumë: që kur të flasë ai jo vetëm demokracia të suspendohet dhe njerëz të linçohen, por po qe nevoja edhe realiteti (lere më historinë) të falsifikohet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.