FIDANISHTJA

Çka ka thanë mixha Rexhep

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Demir Krasniqi

Çka ka thanë mixha Rexhep :
“Gjithkujt bukën mos ia jep ,
Se buka e jote do të vret –
Kurrgjë s’ mbetët për ahiret !”…

Çka ka thanë mixha Shaban :
“Gjithkujt t’ mirën mos ia banë ,
Se dikush është i lemë për dreq –
Çdo të mirë – ta kthen me t’ keq !”…

“N’ daç me shpëtua pa pisllëk –
Mos u merr me spiunllëk !
Se Zoti ka shumë takat –
Do ta falë ndo ‘i fëmijë sakat !”…

Çka ka thanë mixha Daut :
“Mos lakmo me u ba hajdut ,
Se ti thua po vjedh për bukë –
Ke me u rrahë si darabukë !”…

“Po u bane dilenxhi –
S’ ke pse shkon me u falë n’ xhami !
Po u more me dilenxhillëk –
S’ ke pse shkon për haxhillëk !”…

Uji Dea

“Dikur n’ media të Kosovës –
M’ kanë pas marrë në punë për folës !
Pak ma vonë udhëheqësit fer –
Më graduan, më banë “Spiker “ !…

Tash po e mbuloi f’tyrën me lesh ,
Lëshoi mustaqet vesh me vesh ,
Dhe po i japi lajmet “Flesh” –
Der’ po e bëjë punën përshesh !…

Lajmet “Flesh” po i japi “Live” –
Kah po iu bien ujqit dhive !
Tu i rrejt popullin çdo ditë për viza –
Shpesh po ndodhë po m’ ikë kërthiza !”…

“Dikur kur isha fshatar –
M’ kanë pas zgjedhë për Kryetar !
Kur e panë se m’ u rritën mentë –
Më zgjodhën për “President” !…
Nuk më rrihej në Kuvend –
Por , më çuan në Parlament !
Qytetarë edhe fshatarë –
T’ gjithë u bamë parlamentarë !”…

Mori fjalën Prof. Kaculi :
“Po e zgjedh mishin veç prej tuli !
Nxënësve , dijen po ua nguli –
Me metodën “Kuri – Kuli !”…

Gjilan, më 12.12.2018.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.